Pochettino këtë javë nënshkruan me Chelsea

Mauricio Pochettino së shpejti do jetë në krye të gjigantit anglez, Chelsea. Pas shkarkimit të Graham Potter, ‘Blutë e Londrës’ kanë qenë në kërkim të trajnerit të ri, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve të fundit londinezët tashmë kanë vendosur se cili trajner do të udhëheqë ekipin e tyre nga qershori i këtij viti. Fabrizio Romano njofton…

Sport

15/05/2023 10:07

Mauricio Pochettino së shpejti do jetë në krye të gjigantit anglez, Chelsea.

Pas shkarkimit të Graham Potter, ‘Blutë e Londrës’ kanë qenë në kërkim të trajnerit të ri, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të fundit londinezët tashmë kanë vendosur se cili trajner do të udhëheqë ekipin e tyre nga qershori i këtij viti.

Fabrizio Romano njofton që Mauricio Pochettino do të jetë në Londër këtë javë për të nënshkruar kontratën si trajner i ri i Chelsea, që pritet të jetë e vlefshme deri në qershor 2026.

Poch do të fillojë të diskutojë planet e transferimit me klubin. Sulmuesi i ri dhe mesfushori i ri do t’i bashkohen Chelseat me siguri./Lajmi.net/