Pochettino befasohet me emërimin e Ten Hag te United
Mauricio Pochettino është befasuar kur ka marrë vesh se Manchester United e ka zyrtarizuar Erik Ten Hag si trajner.

Sport
Argjentinasi, që po ashtu ishte ndër emrat që mund të uleshin në stolin e “Djajve të Kuqë”, nuk e priti një veprim të tillë nga klubi anglez, meqë ishte kontaktuar edhe ai paraprakisht për këtë detyrë.
“Timonieri” i PSG u çudit nga fakti se nuk u lajmërua fare që e kishte humbur tanimë vendin potencial të punës, anipse nuk u deklarua për diçka të tillë, raporton The Athletic, transmeton lajmi.net.
Pochettino ishte ndër të parët që u kontaktua për postin e trajnerit te United, por gjërat avancuan më shpejt me Ten Hag i cili e pranoi ofertën e bërë nga “Djajtë”.
Ish-trajneri i Tottenham Hotspur aktualisht drejton skuadrën e PSG me të cilën tashmë gati ka arritur ta sigurojë vendin e parë në Ligue 1. /Lajmi.net/