Po tentonte të kontrabandonte pesë lopë dhe një viç – Policia arrin ta parandalon rastin në Zllakuqan, kafshët i dorëzohet Doganës

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Zllakuqa, ka indtifikuar dhe ndaluar një traktor me rimorkio. Policët në mjet kanë konstatuar se në rimorkio ishin të ngarkuara pesë lopë dhe një viç, pa shenja matrikulare dhe as dokumentacion përkatës. Kafshët dyshohet se janë futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë përmes rrugëve ilegale. “Personi…

Lajme

06/04/2026 09:22

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Zllakuqa, ka indtifikuar dhe ndaluar një traktor me rimorkio.

Policët në mjet kanë konstatuar se në rimorkio ishin të ngarkuara pesë lopë dhe një viç, pa shenja matrikulare dhe as dokumentacion përkatës.

Kafshët dyshohet se janë futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kontrabandë me mallra – kafshë”. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori kompetent i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AVUK), i cili ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Me vendim të organeve kompetente, kafshët janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/