Po shqyrtohet mundësia e shkuarjes në Beograd
Ende nuk ka marrë vendim nëse Presidentja Atifete Jahjaga do të udhëtojë në Beograd në konferencën e komisionit trelateral, që pritet të mbahet në mes të datave 31 tetor dhe 2 nëntor.

Lajme
Jahaga është ftuar nga Komisioni Evropian për të marrë pjesë në Komisionin Trilateral i cili këtë vit do të mbahen të Beograd.
Mirëpo, këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu tha për lajmi.net se Presidenca akoma nuk ka marrë vendim për këtë vizitë dhe se ende janë duke u shqyrtuar mundësitë se nëse e para e vendit do të shkojë në Beograd.
“Nuk është marrë vendim, nëse presidentja Atifete Jahjaga do të shkojë në Beograd. Ende janë duke u shqyrtuar mundësitë, për të dal më pas me një qëndrim përfundimtar”, tha Vllahiu për lajmi.net.