Po shpërndanin foto e video të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohen 5 persona në Pejë, Rahovec, Malishevë e Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës pas disa hetimeve të kryera dje ka hapur një rast në lidhje me “materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”. Aksioni i hetimeve ishte kryer në Pejë, Rahovec, Malishevë dhe në Fushë-Kosovë. Policia pas hetimeve ka arrestuar pesë persona të dyshimtë, dy prej tyre janë të mitur të cilët…

Lajme

22/05/2026 10:39

Policia e Kosovës pas disa hetimeve të kryera dje ka hapur një rast në lidhje me “materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Aksioni i hetimeve ishte kryer në Pejë, Rahovec, Malishevë dhe në Fushë-Kosovë.

Policia pas hetimeve ka arrestuar pesë persona të dyshimtë, dy prej tyre janë të mitur të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy llaptop dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga pesë të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt./Lajmi.net/