Po ndodh në Prishtinë, shënohet dita botërore e vallëzimit

Dita e botërore e Vallëzimit, që shënohet më 29 prill, po festohet edhe në Prishtinë.

ShowBiz

29/04/2016 20:51

Kjo po ndodh në sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër dhe është organizuar nga Evolution Dance, raporton lajmi.net

Por, përveç organizatorëve po marrin pjesë edhe shkolla të tjera si: studio baleti “Mjellmat” , Studio” Yllezat” , Shkolla artit “Misabah & Friends” , Urban Dance Crew Mitrovicë, City Stars Peje dhe Prizren, Minatori, QKRS ” Brez pas Brezi” etj…

Vallëzim latin, popullor, balet, hip hip, zumba e të tjera mund t’i shini nga afër të gjithë.

Ngjarja ka filluar në kuadër të Panairit të Turizmit VAS TRAVEL FAIR II.

Ndryshe, që nga viti 1982, 29 prilli festohet si ditë ndërkombëtare e vallëzimit pasi që në këtë datë në vitin 1727 lindi veprimtari i baletit bashkëkohor Zhan-Zhorzh Nover.

Me këtë rast, çdo vit gjithkund nëpër botë luhen shfaqje në të cilat loja dhe vallëzimi janë gjuhë universale me mision t’i afrojë dhe miqësojë njerëzit.

Edhe Prishtina iu bashkëngjit këtij manifestimi botëror të ditës së vallëzimit, me këtë aktivitet të organizuar nga shkolla e vallëzimit Evolution Dance. / Lajmi.net