Po mbahet konferenca e gjashtë gjyqësore e Kosovës

Ka filluar punimet Konferenca e Gjashtë Gjyqësor e Republikës se Kosovës. Kjo ngjarje është organizuar nga Këshilli Gjyqësor dhe mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE).

Lajme

03/12/2016 10:30

Në këtë konferencë, do të diskutohet për të arriturat në Sistemin Gjyqësor të Kosovës, gjendjen aktuale në gjykata , sfidat e riorganizimit nga viti 2013  dhe nevojat për vazhdimin e  reformimit të gjyqësorit.Po ashtu temë diskutimi do te jenë edhe  kualiteti i drejtësisë, llogaridhënia dhe transparenca si dhe Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin.

Në pjesën hyrëse  te punimeve të pranishmeve me nga një fjalë rasti pritet t’i adresohen kryesuesi i KGJK-së Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, udhëheqës të sistemit prokurorial dhe përfaqësues te misioneve diplomatike në Kosovë. /Lajmi.net