Po luhet pjesa e parë: Bologna – Inter 1:1

Interi është duke barazuar me rezultat 1-1 ndaj Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian, Serie A.

Sport

27/04/2022 20:53

Ishte kroati Ivan Perisic ai që në minutën e tretë tundi rrjetën e vendasve me një supergol.

Por vendasit reaguan në minutën e Anrautovic në të 29’ën.

Nëse qëndron ky rezultat deri në fund të ndeshjes, Interi humb mundësinë për ta marrë kryesimin e Serie A, kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.

Ndeshja Bologna – Inter, sipas kalendarit, parashihej të luhej në janar, por situata me pandeminë COVID-19 në kampion boloniez e pamundësoi diçka të tillë.

Më poshtë gjeni golat e ndeshjes deri më tani. /Lajmi.net/

https://streamff.com/v/0ec0d2