Po luanin bixhoz në një lokal, policia interviston 15 persona në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar në Ferizaj, ka takuar 15 persona të dyshuar duke zhvilluar lojëra të fatit.

Lajme

11/04/2022 09:19

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaip Doda” në Ferizaj, ku rreth orës 01:00 policia ka kryer kontroll në një lokal të dyshuar për organizim të skemave piramidale, shkruan lajmi.net.

“Si prova materiale janë konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/