Po kontrabandonin mallra dhe tentuan ta godisnin policin me veturë, i njëjti detyrohet të përdor armën-Prokuroria e Ferizajt jep detaje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve me iniciale M.B., dhe M.B.,- nga Fsh.Bllacë- Republika e Maqedonisë së Veriut,- shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandim me mallra dhe…

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve me iniciale M.B., dhe M.B.,- nga Fsh.Bllacë- Republika e Maqedonisë së Veriut,- shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandim me mallra dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se 26 shkurt 2025, rreth orës 21.00, me dashje në bashkëkryerje, të njëjtit, kanë tentuar të kalojnë vijën kufitare nga Republika e Kosovës për në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në atë mënyrë që kanë shmangur kontrollin doganorë, ashtu që me veturën “VW Sharan”, ngjyrë e zezë, në të cilën kanë pas të ngarkuara mallra të ndryshme- veshmbathje, mirëpo në fsh. Krivenik, 200 m pa mbërri tek vija kufitare, janë vërejtur nga policia të cilët kanë arritur që ti ndalin, me këtë do të kryenin veprën penale kontrabandimi i mallrave në tentativë dhe bashkëkryerje nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë, në bashkëkryerje me dashje dhe me forcë kanë penguar personat zyrtar – zyrtarët policor në lidhje me detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që derisa personat zyrtarë ishin duke kryer detyrat e tyre në një pikë vëzhgimi afër vijës kufitare Republika e Kosovës për në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë vërejtur të pandehurit me veturën “VW Sharan” duke kaluar vijë kufitare, dhe i kanë sinjalizuar që të ndalen, mirëpo të njëjtit nisin veturën me vrull me qëllim për ta goditur zyrtarin policor A.Rr., që ishte jashtë veturës, i cili detyrohet që të përdorë armën e tij zyrtare në vetëmbrojtje, duke bërë që vetura të merr drejtim tjetër të ikjes, ashtu që zyrtarët i vihen pas në ndjekje dhe arrijnë që të ndalin veturën e të pandehurve. Mirëpo, të pandehurit gjatë arrestimit kanë rezistuar duke sulmuar zyrtarët policor, me ç’ rast tretman mjekësor për shkak të lëndimeve kanë marr zyrtarët A.R dhe Sh.M, me të cilën do të kryenin veprën penale në bashkëkryerje “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 4 dhe 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftimin për media.
Të pandehurit M.B., dhe M.B., që nga data 26 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.