A po e prish teknologjia lidhjen tuaj?

Të mos e përdorësh telefonin aq shpesh thuhet më lehtë se sa bëhet- edhe kur e di që të dashurit tuaj e meritojnë vëmendjen tuaj të plotë. Ja disa këshilla eksperte që të ndaloni teknologjinë të prishë lidhjen tuaj me partnerin.

Lifestyle

06/04/2016 15:19

  1. Ndalojeni teknologjinë për disa zona

Nëse e keni telefonin afër, me siguri do të përdorni. Cheryl Fraser, një psikologe dhe terapiste seksi në Duncan, B.C., rekomandon që të largoni joshjen duke caktuar disa zona ku ndalohet teknologjia në shtëpi. Rezervoni tavolinën e ngrënies vetëm për ngrënie dhe dhomën e gjumit vetëm për të fjetur dhe për të bërë dashuri.

  1. Ndani kohën e teknologjisë

Jashtë dhomës së gjumit, është gjithmonë ide e keqe të përdorni teknologjinë kur partneri juaj është afër. Çiftet që shikojnë TV së bashku ose që përdorin telefonin në kohën e njejtë që të luajnë lojëra interactive, për shembull- kanë mendime më pozitive për lidhjen e tyre, sipas një studimi. Njëlloj si aktivitetet e tjera të përbashkëta, edhe përdorimi i teknologjisë mund t’i japë të dyja palëve një sens lidhjeje, sigurie dhe kontrolli.

  1. Komunikoni- por jo shumë

Çiftet romantike më të kënaqura komuikojnë në 4 mediume, sipas një studimi, transmeton lajmi.net. Ky studim gjithashtu zbulon se nëse komunikoni në më shumë se 5 mënyra, duke përfshirë bisedat sy më sy, në telefon, mesazhet dhe media të tjera, mund të jetë mungesë kufinjsh në lidhjen tuaj.

  1. Bëhuni transparent me partnerin tuaj

Nuk duhet të dini fjalëkalimet e njëri-tjetrit por nëse bëheni shumë mbrojtës për to atëherë mund të duket sikur po fshihni diçka. Duhet të jeni të hapur por të dini t’i mbroni kufinjtë tuaj./lajmi.net