Po e humbin garën për Bellingham, Real Madrid i kthehet Enzo Fernandezit

Enzo Fernandez është në radarin e Real Madrid. Real Madrid kishin shprehur interesim për shërbimet e Jude Bellingham, por duket se aty po e humbin garën me Liverpool. Tani, ‘Los Blancos’ kanë gjetur edhe alternativën. Sipas raportimeve të’ O Jogo’, Real Madrid po shohin mesfushorin e Argjentinës, Enzo Fernandez, si alternativë, përcjell lajmi.net. Gjigantët spanjoll…

Sport

12/12/2022 18:14

Enzo Fernandez është në radarin e Real Madrid.

Real Madrid kishin shprehur interesim për shërbimet e Jude Bellingham, por duket se aty po e humbin garën me Liverpool. Tani, ‘Los Blancos’ kanë gjetur edhe alternativën.

Sipas raportimeve të’ O Jogo’, Real Madrid po shohin mesfushorin e Argjentinës, Enzo Fernandez, si alternativë, përcjell lajmi.net.

Gjigantët spanjoll duan të gjejnë zëvendësues për Toni Kroos e Luka Modric, të cilët po afrojnë me fundin e karrierave të tyre.

Madrilenët do të nisin kontaktet me Benfica për të mësuar shumën që duhet paguar për kartonin e Enzo.

Në anën tjetër, përveç avancimit të Liverpool, Real Madrid mund të duken më pasiv për Bellingham edhe faji i rritjes së çmimit të kartonit të tij, pas paraqitjeve brilante të tij në Kupën e Botës 2022. /Lajmi.net/