Po e hanë të gjithë, por ky lloj ushqimi po ua shkakton njerëzve sulmin në zemër

"Fast food" ngurtëson dhe shtreson arteriet më shpejt se sa mendohej më parë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Lifestyle

04/03/2019 21:14

Ateroskleroza është shkaku kryesor i sulmeve dhe goditjeve të zemrës, transmeton lajmi.net.

Testet në minj gjetën dy lloje të kolesterolit të keq, të cilët ishin fajtorët e sulmit në zemër dhe goditjeve në tru – LDL (lipoprotein e densitetit të ulët) dhe LDL e oksiduar.

Brejtësve të ShBA-ve u është dhënë një dietë e ekuilibruar ose “fast food”. Grupi i dytë zhvilloi brenda një kohe të shkurtër arterie të ngurta.

Ekipi i Universitetit të Illinois tha: “Për habinë tonë, një sasi shumë e vogël e LDL-së të oksiduar, në mënyrë dramatike e ndryshoi strukturën membranës së qelizës”, deklaroi ekipi nga Universiteti i Illnoisit.

Megjithatë, ende studime të tjera mbeten për t’u bërë, me qëllim që të konfirmohet nëse ushqimet e shpejta mund të merren si burim i sjelljes së dy gjendjeve më të zakonshme shëndetësore, të cilat kanosin edhe jetën e të prekurve. /Lajmi.net/