Po bënin gara shpejtësie, policia gjobit dy shoferë në Rahovec
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjobitur dy shoferë për gara shpejtësie në Rahovec. Njëri shofer është gjobitur me 500 euro, 4 pike negative dhe ndalim vozitje për 12 muaj. Ndërsa shoferit tjetër i është bërë fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtjen në fjalë, si dhe për ngasje pa patentë-shofer, në kundërshtim me rregullat e…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjobitur dy shoferë për gara shpejtësie në Rahovec.
Njëri shofer është gjobitur me 500 euro, 4 pike negative dhe ndalim vozitje për 12 muaj.
Ndërsa shoferit tjetër i është bërë fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtjen në fjalë, si dhe për ngasje pa patentë-shofer, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.
“Me datë 25 shtator 2025, njësitet policore të Stacionit Policor Rahovec, gjatë realizimit të detyrave të tyre ligjore dhe bazuar edhe në informata të qytetarëve si dhe në verifikimin e kamerave të sigurisë, kanë ndërmarr masa ligjore ndaj dy shoferëve lidhur me kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor. Më datë 25.09.2025, në rrugën “Mizahir Isma” në Rahovec, nga patrullat policore janë identifikuar dy shoferë të cilët me automjetet e tyre me datën 22.09.2025 kishin bërë gara shpejtësie, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik. Veprime këto të raportuara nga qytetarët dhe të verifikuara nga kamerat e sigurisë. Njërit nga shoferët i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, i janë shqiptuar 4 pikë negative dhe është marrë masa e ndalimit të drejtimit të automjeteve për 12 muaj. Ndërsa shoferit tjetër i është bërë fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtjen në fjalë, si dhe për ngasje pa patentë-shofer, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.”