“Po bëhet nami” – Sara Kolami i tregon Drilonit informacione nga jashtë, i tërhiqet vërejtja nga produksioni
Së fundmi është bërë virale një video e banores së Big Brother VIP, Sara Kolamit. Ajo po qëndronte në oborr me Drilon Ramën, të cilit i kërkoi që të afrohej për t’i treguar diçka në vesh. “Jashtë po bëhet nami”, i tha ajo. “E ku po e di ti”, ia ktheu në anën tjetër boksieri.…
ShowBiz
Së fundmi është bërë virale një video e banores së Big Brother VIP, Sara Kolamit.
Ajo po qëndronte në oborr me Drilon Ramën, të cilit i kërkoi që të afrohej për t’i treguar diçka në vesh.
“Jashtë po bëhet nami”, i tha ajo.
“E ku po e di ti”, ia ktheu në anën tjetër boksieri.
Asaj më pas ia tërhoqi vërejtjen produksioni duke i thënë disa herë: “Kujdes mikrofonin”.
E njëjta ka lënë të nënkuptohet se ka informacione rreth asaj që po ndodh me ta në këtë format.
Vlen të ceket se të hënën nga Big Brother VIP Kosova 3 u largua Gjesti, pas një televotimi kokë me kokë me Drilonin.
E finalja e madhe e këtij reality shou do të jetë më 24 janar.
@broken__videoss Ja dhe qifti fake i disave me informacione nga jasht dhe nga produksjoni 😏 #gjesti #sara #drilon #broken_viideos #bigbrothervipkosova #fyp #viraltiktok #foryoupagе #foryou #viral #megjestin #gjestibigbrother #albania ♬ original sound – BrokenVideos