Platoja mbi ‘Kurriz’ po shtrohet me pllaka që Komuna i bleu të kandidati i VV-së për deputet (Dokument)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do ta ketë fatin që Platonë e re mbi "Kurriz" në lagjen “Dardania” ta përurojë gjatë fushatës zgjedhore. Pronari i kompanisë i cili është duke ndërtuar Platonë është i lidhur me eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme

02/06/2017 14:52

Ndërtimi i Platosë mbi “Kurriz” në “Dardani” i ka tejkaluar të gjitha limitet kohore të ndërtimit.

Tenderin për Ndërtimin e Bulevardit e pati fituar kompania “Rexha”, me pronar Samir Rexha. Kjo kompani ka blerë pllakat dhe kubëzat nga kompania “R.U.B.”, ku bashkëpronar është edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Jusuf Ulaj, bashkëshorte e të cilit është motra e pronarit të kompanisë Rexha.

Jusuf Ulaj

Shumica e kubëzave të shtruar në Prishtinë gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë të kompanisë “R.U.B. shpk”, shkruan lajmi.net.

“Do të jenë pllaka vendore”, kishte thënë drejtori i Komunës së Prishtinës, Hysen Durmishi në kohën kur kishte filluar të pllakosej Platoja.

Me produktet e kompanisë së kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje është shtruar edhe sheshi “Luan Haradinaj” në Prishtinë, edhe Bulevardi “Perandori Justinian” tek Katedralja (Tre sheshirat).

Kjo kompani ka përfituar dhjetëra miliona euro nga qeverisja e Shpend Ahmetit.

Vonesa të mëdha

Ndërtimi i Platos mbi “Kurriz” të lagjes “Dardania” në Prishtinë i ka tejkaluar të gjitha afatet kohore të kryerjes së punëve.

Më 8 qershor 2015, kompania “Rexha&Loni” dhe Komuna e Prishtinës kishin nënshkruar kontratë për ndërtimin e Bulevardit mbi “Kurriz” në lagjen “Dardania” në vlerë prej 948 mijë e 825 euro. Punimet ishin paraparë të kryhen për 180 ditë pune. Nga koha kur është lidhur kontrata e deri më tani janë bërë rreth dy vite.

Lajmi.net vitin e kaluar ka gjetur se njëri  prej disa shkaktarëve të zgjatjes së punimeve ka qenë projekti i hartuar gabimisht të cilin e ka hartuar kompania “Smart Projekt”.

Projekti si i tillë ishte pranuar nga Drejtoria e Infrastrukturës së Prishtinës dhe i njëjti i është dhënë kompanisë “Rexha” për implementim. Me të filluar punimet mbi Plato, kompania “Rexha”, kishte hetuar se gjendja në teren nuk përkon me projektin. Projekti nuk ka qenë i mirë projektuar tek shtresat e poshtme të pllakave, pasi që ato kanë qenë më të trasha disa herë më shumë se sa kompania projektuese kishte prezantuar mostrat e veta. Duke parë gabimet drastike të projektit, Komuna  e Prishtinës e ka korrigjuar atë dhe më pas e ka lidhur edhe një aneks kontratë me kompaninë “Rexha” në gjysmën e muajit nëntor 2015. Vlera monetare ka qenë 97,588.62 euro.

Lajmi.net e posedon arsyetimin e Zyrës së prokurimit të Prishtinës të parashtruar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit, nga ku ka kërkuar leje të lidh edhe një aneks kontratë me kompaninë “Rexha”.

“Autoriteti kontraktues ka zbatuar me kujdes këtë projekt, por gjatë zbatimit të projektit janë paraqitur mangësi të mëdha, siç janë remetat e skicave, detaleve dhe sasive në pozicione ku pa realizimin e këtyre pozicioneve është jo funksional. Të metat të cilat janë identifikuar gjatë realizimit të këtyre pozicioneve janë: 1. Termoizolimi ekzistues në teren, sipërfaqja ekzistuese e të cilit është e trash 8 centimetra, 2. Rëra të trashësi 18 cm e cila ka për qellim ramjen e platos, ku gjatë projektimit këto dy shtresa në një trashësi 24- 26 cm, nuk është kalkuluar gjatë frazës së projektimit. Ndaj është edhe emetë e kuotës në raport me  gjendjen ekzistuese dhe në kundërshtim me atë planifikuese”, thuhet në sqarimin e Komunës drejtuar KPPP-së.

“Drejtoria e Infrastrukturës së bashku me projektuesin kanë ardhur në një përfundim, ku duhet të bëhet patjetër realizimi i këtyre pozicioneve, pa të cilat ky projekt nuk mund të realizohet. Si rezultat i këtyre kërkesave dhe ndryshimeve paraqitet domosdoshmëria e punimit të këtyre pozicioneve që sipas çmimeve të kontratës është në vlerë prej 97 mijë e 588 euro. Bazuar në këto e shohim si të domosdoshëm realizimin e punës shtesë në këtë projekt”, thuhet tutje në këtë shpjegim.

Shkelja e ligjit, projekti u pagua dy herë

Komuna e Prishtinës nuk kishte pranuar të jap asnjë informacion lidhur me Platon mbi Kurriz, ndërkohë që lajmi.net ka kërkuar të ketë qasje edhe në kontratat e nënshkruar, por një gjë  tillë nuk i është lejuar.

Auditori Gjeneral, kishte evidentuar hartimin e projektit të Platosë që ishte kontraktuar dy herë për të njëjtën punë. “ Ndërtimin e bulevardit mbi kurriz- 977,726euro, komuna kishte lidhur kontratë ku ishte përfshirë edhe pozicioni për hartimin e projektit pas ekzekutimit. Në këtë mënyrë ishte bërë kontraktim i  dyfishtë për këtë shërbim, pasi që komuna kishte bërë hartimin e projektit para fillimit të procedurës së ekzekutimit, ndërsa kontrata për projektin ende nuk është finalizuar”, thuhet në Raportin e Auditorit Gjeneral të publikuar për Komunën e Prishtinës vitin e kaluar, lidhur me pasqyrat financiare të vitit 2015.

Auditori kishte shfaqur rrezikun që Kontraktimi i shërbimeve për pozicione të kryera rezulton me pagesa të dyfishta për të njëjtin shërbim, duke shkaktuar shpenzime të parregullta të parasë publike dhe dëmtim të buxhetit komunal.

Pllakat e dyshimta

Lajmi.net gjatë ditës së sotme (e premte) ka parë se disa pllaka të vendosura mbi plato janë të prera me fleks, dhe disa nga to janë vendosura të plasaritura ose të qara. Cilësin e  dobët të tyre e dëshmojnë edhe dhjetëra pllaka të thyera që qëndrojnë neper qoshe.

Ndërkohë, sipas gjendjes në teren Platoja nuk pritët të përfundojë edhe për disa javë, pasi që të dy hyrjet nga Posta dhe nga Rruga “Bill Klinton” ende nuk kanë filluar punimet. /Lajmi.net/

?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?
?