Plas sherri në ‘Xing me Ermalin’?! (Video)

Që nga fillimi i emisionit ‘Xing me Ermalin’ nën moderimin e Mamaqit, e kemi parë edhe këngëtaren Fifi e cila njihet për vokalin e saj karakteristik, e cila çdo javë ka kënduar dhe ka dëshmuar talentin e saj.

ShowBiz

05/04/2017 21:51

Por, ka dy javë që Fifi po shihet shumë pak në këtë emision, duke mos thënë fare dhe kjo gjë ka bërë të dyshohet se në këtë emision ka plasur sherri mes saj dhe Ermalit, shkruan lajmi.net

Nuk dihet akoma se çka ka ndodhur mes dyshes, por, pritet që kjo gjë të vërtetohet në javët e ardhshme, për të parë nëse Fifi do jetë pjesë e emisionit!

Kujtojmë që Fifi para pak dite ka lansuar këngën e re ‘Dope’ e cila menjëherë ka filluar të pëlqehet nga fansat e saj./Lajmi.net/

YouTube player