Planifikonin vrasjen e dy personave, pesë të arrestuar në rajonin e Pejës

Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe ‘shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’. Të dyshuarit me inicialet D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. me vendim të prokurorit nga PSRK janë ndaluar për 48 orë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. “Hetuesit policorë…

Lajme

22/02/2025 13:57

Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe ‘shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’.

Të dyshuarit me inicialet D.R., R.B., SH.K., F.Q., dhe D.M. me vendim të prokurorit nga PSRK janë ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës (PSRK), mbrëmë me datë 21.02.2025, kanë realizuar operacioni policor për arrestimin e ‘Grupit të Organizuar Kriminal’ të cilët kishin planifikuar dhe ndërmarr veprime përgatitore për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje’ dhe dhe ‘Shkaktimit të Rrezikut të Përgjithshëm’ ndaj dy viktimave në Pejë”, shkruhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli që është kryer në gjashtë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të cilat do të përdoreshin për kryerjen e veprave penale si: granata dore, pushkë, revole dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

Përveç kësaj janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e lendes narkotike, telefona celular si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.