Plani për ndaljen e migrimit, kah mesi i janarit

Analistët shprehen se fjalimi i kryeministrit Isa Mustafa se qeveria është duke punuar intensivisht për ta përgatitur një plan qeveritar, që do të jetë i gatshëm deri kah mesi i janarit, është non sens. Ata thonë se plani duhej të formohej urgjentisht për të ndalur këtë dramë të migrimeve, e cila nuk po merr fund. 

Lajme

21/12/2014 09:26

Viti që tashmë po lëmë pas është përshkruar me ikjen e mijëra personave jashtë vendit, duke e bërë që Kosova të prijë me numrin më të madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari, Gjermani, Francë etj., teksa në anën tjetër Qeveria e sapoformuar nuk brengoset fare për këtë “tragjedi kombëtare”, shkruan gazeta Kosova Sot.

Rreth 35 mijë persona kërkuan azil gjatë vitit 2014 vetëm në strehimoret e Hungarisë e të mos flasim për numrin e madh të azilkërkuesve në vendet e tjera.

(Kosova Sot)