Plani maestral i Juventusit: Guardiola do ‘zbarkojë’ në Allianz Stadium
Juventus është ende para dilemës së a duhet të vazhdojë me Maxi Allegrin edhe në sezonin e ri apo jo.
Merkato
Juventus fitoi titullin e tetë radhazi, të 37-in në total në Serie A, por që u eliminuan nga Liga e Kampionëve.
‘Zonja e Vjetër’ po mendon që ta shkarkojë Maxi Allegrin, duke tentuar që ta sjellë Pep Guardiolan në ‘Allianz Stadium’, përcjell lajmi.net nga Daily Express.
Trajneri spanjoll është aktualisht njëri ndër më të mirët në botën e futbollit, për mos thënë më i miri në strategjitë e tij, andaj Juventus i do në verë shërbimet e tij.
Mësohet se Cristiano Ronaldo e miraton një përforcim të tillë në stol, teksa vazhdon presionin ndaj drejtuesve të Juves për të marrë edhe lojtarë si Varane, Isco e Marcelo nga Real Madridi. /Lajmi.net/