Plaka që vrau 7 vjeçarin kishte mbi 100 mijë franga borxhe, nuk dihet a ka qenë e sëmurë
Një ditë pas vrasjes së 7 vjeçarit nga Kosova në Zvicër, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin.

Lajme
Kryesja e dyshuar e aktit është vetëdorëzuar në polici. Nuk ka të dhëna se ajo nuk ishte e shëndetshme mendërisht.
Pensionistja 75 vjeçare e cila dyshohet se vrau Ilias Mahmutin ishte e njohur për autoritetet.
Ajo thuhet të kishte falimentuar më 2008 dhe prej atëherë kishte akumuluar borxhe prej 100.000 frangash.
Deri në qershorin e vitit të kaluar ajo dihet të ketë jetuar në një apartament vetëm rreth 2 kilometra larg vendit të krimit.
Prej vitit 2018 askush nuk e dinte vendndodhjen e saj derisa ishte e regjistruar në kantonin e Luzernit.
Të dhënat e vetme që deri më tani kanë dhënë autoritetet është se ‘viktima u zgjodh rastësisht’.
Një ekzaminim psikiatrik për gjendjen e saj ishte urdhëruar qysh pas falimentimit, por nuk dihet që ajo është trajtuar për një gjë të tillë.
Ndërkaq, gjatë ditës familjarët kanë folur për gazetën, duke e cilësuar vrasjen si raciste.