Plagosje në Prishtinë

Siç njofton Policia e Kosovës, një mashkull shtetas i Kosovës, pasi ka plagosur një person tjetër, e ka dërguar viktimën në Spitalin Amerikan për trajtim mjekësor dhe më pas është dorëzuar vetë në Polici.

Lajme

25/12/2013 09:32

Një qytetar është plagosur mbrëmë me armë zjarri pas një zënke në rrugën “Pashko Vasa” në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës, një mashkull shtetas i Kosovës, pasi ka plagosur një person tjetër, e ka dërguar viktimën në Spitalin Amerikan për trajtim mjekësor dhe më pas është dorëzuar vetë në Polici.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.  I dyshuari me veturë private e ka dërguar në spitalin amerikan viktimën për tretman mjekësor i cili është jashtë rrezikut për jetë,  pastaj është vetë dorëzuar ne stacionin policor Qendra”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.