Plagosje në Prishtinë, viktima është qëlluar në këmbë
Në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, dje është plagosur një person në këmbë.
Lajme
Policia ka njoftuar se personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetë dhe ka marrë trajtim mjekësor, raporton lajmi.net.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Prishtinë 09.02.2021-12:27. Raportohet se është plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Sipas konstatimit të mjekëve viktima është i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/