Plagosje me armë zjarri në Mirenë të Lipjanit, një person po merr trajtim mjekësor
Një person, është plagosur sot me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se rasti o hetohet, ndërsa personi i lënduar po merr tretman mjekësor. “Sot, rreth orës 12:00, policia është njoftuar se në fshatin…
Lajme
Një person, është plagosur sot me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se rasti o hetohet, ndërsa personi i lënduar po merr tretman mjekësor.
“Sot, rreth orës 12:00, policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/