Plagosi dy serb dhe një shqiptar, Gjykata në Pejë i cakton një muaj paraburgim Ismet Zukajt
Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se i kanë caktuar një muaj paraburgim Ismet Zukajt. “Pas shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit I.Z. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 13.01.2026, ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12.02.2026, ora 16:00.…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se i kanë caktuar një muaj paraburgim Ismet Zukajt.
“Pas shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit I.Z. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 13.01.2026, ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12.02.2026, ora 16:00. Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë”, ka njoftuar Gjykata në Pejë.
Zukaj dyshohet se të hënën pas mesnate ka plagosur një avokat shqiptar dhe dy serbë në një lokal në Deçan. /Lajmi.net/
Komunikata e plotë:
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Sh.C., në çështjen penale kundër të dyshuarit I.Z., i dyshuar për vepren penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 pika 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit.
Pas shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuari I.Z. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 13.01.2026, ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12.02.2026, ora 16:00.
Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.