Plagoset një person në Fushë Kosovë, raportohet se është zyrtar policor

Një incident  ka ndodhur para rreth një ore në Fushë Kosovë, ku raportohet se një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur. Lajmi.net, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Ahmeti…

Lajme

10/11/2024 15:05

Një incident  ka ndodhur para rreth një ore në Fushë Kosovë, ku raportohet se një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur.

Lajmi.net, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se si pasojë e të shtënave një person është plagosur me armë zjarri ku dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Ndërkaq Sinjali raporton se viktima që u qëllua me armë nga një person është zyrtar policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zyrtari policor i plagosur i takon Njësisë së Trafikut dhe në momentin që i dyshuari e qëlloi ishte jashtë detyrës zyrtare. /Lajmi.net/