Plagoset një person në Drenas

Një person është plagosur në këmbë pas të shtënave me armë zjarri në Drenas. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor rreth orës 19:00, kur viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Drenas, pasi dyshohet se është qëlluar nga një person i panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore,…

Lajme

14/10/2025 09:50

Një person është plagosur në këmbë pas të shtënave me armë zjarri në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor rreth orës 19:00, kur viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Drenas, pasi dyshohet se është qëlluar nga një person i panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me urdhër të prokurorit janë nisur hetimet për rastin.

Viktima është dërguar më pas në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.