Plagoset me armë zjarri një person në Istog
Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Muzhevinë të Istogut.
Lajme
Me këtë rast policia ka arrestuar dy persona, pasi njëri prej tyre për motive ende të panjohura e ka qëlluar me armë zjarri viktimin, njofton PK, përcjell lajmi.net.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që njëri prej tyre për motive të panjohura e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore në këmbë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”. /Lajmi.net/