Plagosen dy persona në Prizren- të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes
Dy meshkuj janë dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren, për shkak të dyshimit se ishin plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, të cilët pas incidentit me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit dhe janë duke i…
Lajme
Dy meshkuj janë dërguar në emergjencën e spitalit në Prizren, për shkak të dyshimit se ishin plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, të cilët pas incidentit me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit dhe janë duke i hetuar rrethanat e rastit.
Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj të cilëve u janë kontrolluar shtëpitë dhe në njërën prej shtëpive është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë me gas.
Njëri prej viktimave pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse tjetri është ndalur për tretman të mëtejmë mjekësor. Të dyshuarit gjenden ne kërkim policor, ndërsa rasti ne procedure hetimore./Lajmi.net/