“Plagët e luftës”, libri më i ri nga Flamur Maloku

Libri “Plagët e luftës”, është libri më i ri i autorit Flamur Maloku. Ai ka bërë një përzgjedhje dhe përmbledhje poezish të autorëve shqiptarë me temë për historinë e Kosovës, shkruan lajmi.net. Këtë libër autori ka vendosur ta publikoj me 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së vetë autorit. Në parathënien…

ShowBiz

28/11/2023 14:27

Libri “Plagët e luftës”, është libri më i ri i autorit Flamur Maloku.

Ai ka bërë një përzgjedhje dhe përmbledhje poezish të autorëve shqiptarë me temë për historinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Këtë libër autori ka vendosur ta publikoj me 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së vetë autorit.

Në parathënien e librit, Flamur Maloku, i ka përmendur dhe rikujtuar për lexuesit vuajtjet dhe plagët e popullit shqiptar.

“Sot nuk ka qytet në Kosovë, nuk ka fshat, nuk ka lagje që nuk ka një plagë të luftës”, ka shkruar autori.

Flamur Maloku, ndër të tjerash ka treguar se janë shkruar mijëra poezi, dhjetëra romane e shumë dokumente të tjera për të dëshmuar krimet e Serbisë në Kosovë por kjo nuk ka mjaftuar.

“Edhe unë, duke mbledhur krijime të tyre për plagët e luftës, duke i rikujtuar tmerret që edhe vetë i kam përjetuar në luftë si një djalë i ri, i bëra bashkë disa poetë shqiptarë në këtë përmbledhje dhe përzgjedhje poezish, në shenjë nderimi dhe kujtimi për të gjithë martirët e Kosoves”, ka shkruar Maloku për librin e tij.

Flamur Maloku është autor i dhjetëra librave kritikë e studimor si dhe atyre poetikë. /Lajmi.net/