Pjesëtarë të FSK-së u japin ndihmën e parë të aksidentuarve në komunikacion
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë rrugës Prishtinë- Ranillug, afër Ranillugut ju kanë ofruar ndihmën e parë dy personave të cilët janë aksidentuar në komunikacion.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/06/fsk-aksident-3-768x552.jpg)
Lajme
“Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkatësisht të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza përgjatë rrugës Prishtinë – Ranillug, afër Ranillugut, dje ofruan ndihmën e parë në vendin e aksidentit dy personave civil të lënduar si pasojë e aksidentit rrugor, si dhe janë përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personalie mjekësor i ka evakuuar për në spital” thuhet në njoftimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë, edhe ndihmës së parë në vendngjarje, dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish në raste aksidentesh.
![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2018/06/fsk-aksident-3.jpg)
![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2018/06/fsk-aksident-4.jpg)