Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje në Shqipëri, KQZ-ja publikon të dhënat deri më orën 10:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri në orën 10:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 12.75% të votuesve, që konsiderohet e ulët. Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit.
Deri në orën 10:00, sipas KQZ-së, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 12.75% të votuesve, që konsiderohet e ulët.
Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.