Pjanic i gatshëm të ul pagën që të kthehet te Juventusi

Miralem Pjanic duket se do të rikthehet në Itali.

Sport

09/08/2021 11:56

Pjanic është shumë afër transferimit te Juventusi, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Diario Sport’, futbollisti ka pranuar uljen e pagës për 20% vetëm që të rikthehet te “Zonja e Vjetër”.

Mesfushori nuk kaloi sezon aspak të mirë te Barcelona, ku shumicën e ndeshjeve ishte në bankën rezervë gjë që shtyu atë të mendoj seriozisht largimin.

30-vjeçari vitet më të mira të karrierës i ka kaluar në Itali, dhe tani është afër rikthimit aty.

Kalimi i boshnjakut te ‘Bianconerët’ pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim. /Lajmi.net/