Pirlo për të ardhmen e tij: Dua të qëndrojë te Juventus

Juventus është shpallur kampione e Kupës së Italisë, pasi ka mundur Atalantan me rezultat 2-1.

Sport

19/05/2021 23:50

E ardhmja e Andrea Pirlo në stolin e Juventus është vënë në pikëpyetje disa herë brenda këtij sezoni, raporton lajmi.net.

Mirëpo, tekniku italian është shprehur se dëshiron të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”.

“Unë dua të qëndrojë këtu, për këtë kam ardhur. E dashuroj futbollin, mirëpo edhe pse dëshiroj qëndrimin bordi duhet të vendosë mbi këtë”, ka thënë Pirlo për Rai Sport.

Eliminimi nga Porto ka qenë hera e parë kur tifozët dhe bordi kanë vënë në pikëpyetje qëndrimin e Pirlos në klub./Lajmi.net/