Pirlo, magjistari i Juventusit
Andrea Pirlo është magjistari i Juventusit. Pas ‘magjisë’ që e bëri në ndeshje me Genoan, duke shënuar në fund, mesfushori italian ka qenë sërish vendimtar për skuadrën Bianconeri, duke e realizuar golin e fitores 1:0 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Europa League. Ish futbollisti i Interit, Brescias e…
Sport
Andrea Pirlo është magjistari i Juventusit. Pas ‘magjisë’ që e bëri në ndeshje me Genoan, duke shënuar në fund, mesfushori italian ka qenë sërish vendimtar për skuadrën Bianconeri, duke e realizuar golin e fitores 1:0 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Europa League.
Ish futbollisti i Interit, Brescias e Milanit e lëshoi ‘perlën’ e radhës në minutën e 71’të, me një gol fenomenal nga gjuajtja e lirë.
Ky gol ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Antonio Contes, e cila kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë në shtëpi, javën e kaluar.
Në anën tjetër, skuadra Viola mbeti e hendikepuar nga minuta e 69’të, kur Gonzalo Rodriguez u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes ndaj Fernando Llorentes, nga i cili rast u shënua edhe goli.
Juventusi u kualifikua në çerekfinale dhe do ta mësojë kundërshtarin nesër, në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.
Përpara eci edhe Az Alkmaar, i cili barazoi 0:0 me Anzhi Makhachkala, por që e kishte fitur ndeshjen e parë, 1:0. Valencia, Benfica e Lyon, janë tri skuadrat tjera që shkuan në çerekfinale.