Pirlo konfirmon: Nesër do luajë Buffon, Ramsey i gatshëm

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Crotones ka folur për mungesat e skuadrës.

Sport

21/02/2021 14:27

Andrea Pirlo ka konfirmuar se në ndeshjen e nesërme, Gianluigi Buffon do të startojë por edhe Ramsey është rikthyer, transmeton lajmi.net.

Ndërsa për sulmuesin, Paulo Dybala, italiani ka konfirmuar se argjentinasi nuk është gati të rikthehet dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e nesërme.

“Do të luajë Buffon edhe Ramsey është i gatshëm, ndërsa Dybala nuk është akoma gati”, tha Pirlo.

“Është një sfidë e rëndësishme për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt Scudettos dhe Crotone është një skuadër që zhvillon futboll të mirë”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/