Pirlo: Kam mësuar shumë nga Conte

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka deklaruar se Antonio Conte ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e tij.

Sport

17/01/2021 09:06

Andrea Pirlo ka deklaruar se Antonio Conte është njëra ndër figurat më të rëndësishme të karrierës së tij, madje ai sugjeroi se Conte ishte arsyeja pse ai filloi të mendonte të bëhej trajner, transmeton lajmi.net.

Pirlo thotë se Juventus do të hyjë në ndeshje që të marrë tre pikë, dhe se ekipi i tij nuk ka frikë.

“Antonio Contes i jam mirnjohës, më ka mësuar shumë, e falënderoj atë sepse ishte njeriu i parë që më bëri të dua të jem trajner”, tha ai.

“Nesër do të jemi kundërshtarë, dhe ne duam tre pikët”, tha 41 vjeçari.

“Jemi dy karaktere të ndryshëm, ndoshta për këtë shkojmë mirë më njeri-tjetrin, kemi biseduar në fillim të kampionatit, por pastaj nuk kemi pasur kohë ti telefonojmë njëri tjetrit”, shtoi ai.

“Është një respekt i ndërsjellë me të, ai ka bërë shumë për mua, kemi bërë histori bashkë tek Juventus”, tha Pirlo.

Ai u përgjigj Contes, ku ai tha se Inter ende nuk është në nivelin e Juves.

“Unë e njoh atë, ai dëshiron ta heqë presionin nga vetja dhe ta vë mbi ne, por nuk është problem, ne fitojmë me vite, ndërsa ata kanë ndërtuar një skuadër të fortë për Scudetto”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/