Pirlo: Juve filloi ndeshjen me 20 minuta vonesë

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka reaguar pas fitores ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

Sport

07/03/2021 08:26

Juventusit iu desh të rikthehej nga disfata që të arkëtonte tre pikë ndaj Lazios, transmeton lajmi.net.

Joaquin Correa shënoi në min (14′), por “Bianconerët” u treguan të vëmendshëm dhe në fund morrën tre pikë.

Andrea Pirlo nuk ishte i kënaqur me fillimin e ndeshjes, ai cilësoi se Juventusi e filloi ndeshjen me 20 minuta vonesë.

“Ne filluam ndeshjen keq dhe pranuam gol nga pasimi i kthyer mbrapa, por pastaj skuadra pati një reagim të fortë, pavarësisht mungesës së kaq shumë lojtarëve”, tha ai.

“Ne pranuam të ulnim kokën, ne filluam të rrisnim tempon e lojës dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme,” shtoi ai..

“Gjëja më e rëndësishme ishin tre pikët. Danilo ishte gati të punonte në mesfushën qendrore, ndërsa Bernardeschi meriton të gjitha komplimentet, pasi luajti si mbrojtës i majtë”, tha italiani.

“Ajo që më pëlqeu më shumë ishte reagimi i skuadrës, pasi ne nuk pranuam të ishim në disavantazh në një ndeshje kaq të rëndësishme, kështu që ishte shpirti i skuadrës që e vlerësoj”, tha Pirlo.

“Ne e filluam ndeshjen 20 minuta vonë sonte. Mund të ndodhë, sepse disa lojtarë po ktheheshin, të tjerët ishin në pozicione të reja dhe është e vështirë të kthehesh në të pasi të pësosh gol nga Lazio që ka lojtarë që luajnë bashkë për vite me radhë”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/