Pirlo: E dimë vlerën e Moratas, ka rifituar besimin
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka lavdëruar sulmuesin Alvaro Morata, që ka impresionuar pas rikthimit në "Allianz Stadium".
Sport
Spanjolli është huazim nga Atletico Madridi me mundësi blerje në fund të edicionit, transmeton lajmi.net.
Tekniku italian është i lumtur me 28-vjeçarin dhe mendon se Morata ka rifituar besimin.
“Është lojtar i mirë, prandaj e sollëm këtu. Ka rifituar besimin që e kishte humbur në Londër dhe Madrid”.
“E dimë vlerën e tij dhe ai do vazhdojë kështu”, deklaroi ai.
Juventusi nesër përballet me Cagliarin dhe Morata pritet të jetë në formacionin titullarë për herë të gjashtë në edicionin 2020/21./Lajmi.net/