Piraj: Nuk ka treg të lirë të energjisë elektrike kur është vetëm një ofertues

Afaristi Burim Piraj, gjatë protestës e cila mbajt sot, ka theksuar se është përkrahës i plotë i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, por ka shprehur shqetësimin se mënyra aktuale e zbatimit të këtij procesi nuk përmbush qëllimin e vërtetë të liberalizimit. Në një prononcim për Telegrafin, Piraj ka theksuar se qëllimi i ligjit për…

Lajme

29/05/2025 16:01

Afaristi Burim Piraj, gjatë protestës e cila mbajt sot, ka theksuar se është përkrahës i plotë i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, por ka shprehur shqetësimin se mënyra aktuale e zbatimit të këtij procesi nuk përmbush qëllimin e vërtetë të liberalizimit.

Në një prononcim për Telegrafin, Piraj ka theksuar se qëllimi i ligjit për liberalizim ka qenë që t’u mundësohet bizneseve të blejnë energji më lirë, duke stimuluar konkurrencën dhe uljen e çmimeve.

“Ne jemi pro liberalizimit të tregut të lirë të energjisë elektrike për arsye se kur është krijuar ligji, kur është miratuar ligji, qëllimi ka qenë që bizneset të kenë mundësi të blejnë energji ma lirë. Edhe qëllimi është i blerjes së energjisë më lirë. Atëherë jemi pro liberalizimit të tregut, mirëpo liberalizimi aktual nuk mund të quhet liberalizim kur kemi vetëm një ofertues për furnizim me energji elektrike. Edhe ofertuesi i ka çmimet enorme. E ka një kontratë me KEK-un, KEK-ut që ia blen 25.5 euro megavatin e energjisë elektrike, nga ana tjetër e ofertën në treg me një çmim gati dhjetëfish më të lartë se sa që e blenë”, ka thënë Piraj.

Ndryshe, sot për dy orë të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit u bllokuan duke kundërshtuar mënyrën se si bizneset të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike, pa u përgatitur.

Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente, nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, e cila kishte lëshuar më herët leje për protestën dhe kishte bërë thirrje për shmangie të rrugëve të bllokuara.