Pique, show në konferencë për shtyp

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka bërë diçka të pazakonshme në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Juventusit.

Sport

05/06/2015 19:25

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është mahnitur nga numri i madh i gazetarëve në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Juventusit.

“Blaugrana” takohen me “Bianconerët” në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën.

Dhe, Pique ka analizuar sfidën.

“Sa shumë jeni? Pritni pak…”, u ngrit në këmbë, nxori telefonin dhe u bëri një fotografi gazetarëve të pranishëm.

“Kemi punuar gjithë vitin për këtë ndeshje, do ta japim maksimumin për ta fituar”, u shpreh ai.