Pioli për kualifikimin e Milanit: Plotësisht i merituar
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka komentuar kualifikimin e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve. Milani mbrëmë arriti të sigurojë biletën për në çerekfinale, pas 11 viteve pritjesh. ‘Rossoneri’ fituan 1:0 ndaj Tottenham pas dy ndeshjeve, transmeton lajmi.net. Pas kualifikimit tutje në garën më prestigjioze në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve foli trajneri i…
Sport
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka komentuar kualifikimin e ekipit të tij në Ligën e Kampionëve.
Milani mbrëmë arriti të sigurojë biletën për në çerekfinale, pas 11 viteve pritjesh.
‘Rossoneri’ fituan 1:0 ndaj Tottenham pas dy ndeshjeve, transmeton lajmi.net.
Pas kualifikimit tutje në garën më prestigjioze në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve foli trajneri i Milanit.
Sipas tij ky kualifikim ishte i merituar për skuadrën e tij.
“Nuk e lëshuam kurrë. Është një kualifikim plotësisht i merituar duke marrë parasysh mënyrën se si luajtëm në të dy ndeshjet.
Duhet ta bëjmë hap pas hapi. Ishte e rëndësishme para së gjithash kalimi i fazës së grupeve, një përmirësim nga sezoni i kaluar, tani presim shortin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha fillimisht ai.
“Është e mrekullueshme të luash në Ligën e Kampionëve, kënaqësi dhe e rëndësishme për Milanin”, përfundoi italiani./Lajmi.net/