Pilotja ukrainase që po torturohet nga rusët
Pilotja ukrainase, Nadezhda Savchenko, e zënë rob muaj më parë nga autoritetet ruse gjatë konfliktit në Ukrainë, po i nënshtrohet dhunës psikike gjë që tregon edhe pamja e saj e ndryshuar.
Bota
Një grup i aktivistëve rusë për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se do të protestojë sot kundër gjykimit të pilotes Savchenko, e cila është kapur në lindje të Ukrainës dhe është dërguar në Rusi, për t’u përballur me akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë.
Protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që Savchenko vazhdon të mbahet në spitalin psikiatrik Serbsky të Moskës.
Nikolai Polozov, njëri nga avokatët e Savchenkos, ka thënë se pilotja nuk lejohet të fle as në spital.
“Gjithë natën, një zyrtar i burgut ulet në hyrje të dhomës së saj dhe e shikon. Ne e konsiderojmë këtë torturë”, ka shkruar Polozov.