Piktorja që për tre minuta gëzon fëmijë e pleq!
Pata rastin ta takoj në Ksamil e Butrint, në një eveniment letrar-kulturor që organizoi Pegasi Albania, që drejtohet nga profesor Kristaq Shabani.
ShowBiz
Ishte kjo piktorja nga Tirana, Flutura Maçi, e cila kësaj ngjarje i jepte një sharmë dhe dimension të veçantë, përmes portretizimit të pjesëmarrësve vetëm përmes “ ngjyrës dhe linjës”, si” do të thoshte një kritik i njohur arti për te.
Flutura për dy ditë rresht jo vetëm që me pikturimin e saj të shpejt vetëm prej 3-4 minuta bëri që të gëzohen fëmijë e pleq, por edhe shumica pjesëmarrësve të cilët e shihnin vetën në një copë letre më mirë se në çdo imazh që nxjerr foto-objektivi.
Ishte vërtetë diçka mbresëlënëse, mahnitëse. Aq më parë që ajo gëzoi pa masë edhe nipin tim Erin dhe mbesën time Sarën që u bëri përmes skicimit portretet që i pëlqyen shumë sa me të ardhur në Zvicër i vunë në korniza në dhomat e tyre të fjetjes.
Në një botim të Galerisë së Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës, të dy autorëve : Flutura Maçi e Murat Zeka (një kolegu nga RTK që nuk e kisha takuar për rreth katër dekada), thuhej se Flutura ishte e lindur më 12 Prill 1961 në Tiranë dhe se kishte përfunduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura po në Tiranë, në pikturën monumentale.
Sesi pikturat e Flutura Maçit gjenden në koleksione private dhe shtetërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Itali, Francë, Austri, Gjermani, Spanjë e deri tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por ajo që e bënte të veçantë këtë artiste të madhe ishte afërsia njerëzore me të gjithë pjesëmarrësit në organizimin e Pegasit dhe jo vetëm kaq por edhe me më të vegjlit, të cilëve u falte shumë dashuri sa edhe ata asaj gëzim dhe admirim.
Për mua e veçanta ishte se po në këtë takim, (pos të tjerëve) takova edhe këta dy krijues : Flutura Maçi e Murat Zeka. Përndryshe Muratin që e kisha njohur derisa punonte xhirues filmik në RTP, këtu e dyzet vjet më parë, për të jetuar në Australi për 30 vite e për tu kthyer në Shqipëri, ku edhe pata rastin ta takoj tash dhe të çmallem me te.

