Pika, pika nis gallata në rrjetet sociale me Nazin e ‘Aurorës’
Në rrjetet sociale ka shpërthyer gallata pas lajmit se Nazmi Sfishta, i njohur si anëtar i grupit muzikor “Aurora”, ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, dhe se ka braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovës.
ShowBiz
Por ndaj tij kishte gallatë edhe atëherë kur bë pjesë e LDK-së. Sidoqoftë, në ueb-sajtin change.org është hapur një peticion për kthimin e Sfishtës në Ministri.
“Të bëhemi 100,000 shqiptarë kundër dorëheqjes së Nazit të Aurorës nga MKRS”, porosit peticioni që i është adresuar shqiptarëve.
“Dorëheqja e Nazit të Aurorës është goditje e rëndë për Kulturën, Rininë, Sportinë, Filozofinë dhe shqiptarizmin si tërësi. Kërkojmë nga Kryeministri, Ministria, Partitë, Populli që të bëjnë gjithçka është e mundur që Nazi dhe Aurora të rikthehen në poste, dhe jo vetëm! Të shkarkohen të gjithë ministrat, të bëhen reforma në qeveri dhe Nazi ta marrë në udhëheqje Ministrinë, që do të quhet “Ministria për Kulturë, Rini, Sport dhe Filozofi”. Siç ka thënë edhe Nazi, “PIKA, PIKA ËSHTË MBUSHUR KUPA””, thuhet në tekstin e peticionit.
Ky është linku i peticionit.
https://www.change.org/p/shqiptar%C3%ABt-t%C3%AB-b%C3%ABhemi-100-000-shqiptar%C3%AB-kund%C3%ABr-dor%C3%ABheqjes-s%C3%AB-nazit-t%C3%AB-auror%C3%ABs-nga-mkrs?recruiter=143457160&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_page&utm_term=des-lg-no_src-custom_msg&recuruit_context=fb_share_mention_control&fb_ref=Default