Pije freskuese dhe e shëndetshme

Mësoni si ta përgatisni një pije të shëndetshme dhe freskuese njëkohësisht.

Lifestyle

20/12/2014 19:32

Përbërësit:
1 tufë spinaq i ri
1 banane
1 karrotë
1 jogurt pemësh sipas dëshirës
1 gotë akull
3 lugë mjaltë

Përgatitja:
Spinaqi pastrohet dhe copëtohet në pjesë, karota pastrohet dhe grihet në rrathë. Të gjitha këto vendosen në blender dhe përzihen derisa të imtësohen mirë dhe pastaj shtohet akulli dhe mjalti dhe përzihet derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme.

Ajo që e karakterizon këtë recetë është se ka përbërës që mund t’i gjeni në çdo stinë të vitit.