Pija që shkëlqen fytyrën

Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen, pini nga kjo përbërje dy-tre gota në ditë, me stomakun bosh, si p.sh kur jeni kthyer nga stërvitja apo kur e keni kaluar pasditen jashtë, me qëllim që të përfitoni këta përbërës të mrekullueshëm.

Lifestyle

13/05/2015 18:34

Mentja
Efekti i saj freskues mund t’ju ndihmojë në zbutjen e skuqjes së fytyrës dhe uljen e temperaturës së trupit. Aromaterapia me mente mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e akneve të shkaktuara nga stresi dhe ekzemave.

Çaji i gjelbër
Antioksdiantët që gjenden në të ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve të zemrës.   Lëngu i limonit Është i pasur me vitaminë C, një koenzimë që trupi juaj e përdor për krijimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

Xhenxhefili
Ka veti anti-inflamatore në uljen e nxehtësisë së trupit, lëkurës së irrituar në sipërfaqe dhe thellësi. Gjithashtu, rrënjët e xhenxhefilit ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve në stomak.

Përbërësit:
4 gota ujë, të ndara
2 lugë (të mesme) çaj të gjelbër
½ gotë me gjethe menteje të freskëta, të grira
1/3 gotë me xhenxhefil të freskët të grirë
1/3 gotë lëng limoni

Përgatitja:
Hidhni dy gota ujë në çajnik dhe lëreni të vlojë. Më pas shtoni çajin e gjelbër, menten, xhenxhefilin dhe lëreni për 30 minuta të ftohet. Hidhini në një kanë me anë të një kullese në mënyrë që të merrni lëngun e mbetur nga çaji i gjelbër dhe gjethet e mentes. Shtoni lëngun e limonit dhe ujin e mbetur. Mund ta shërbeni me akull. /living