Pija me një efekt të menjëhershëm, për një gjumë të mirë dhe të shpejtë

Kështu mund ta përgatisni pijen që sugjerohet për një gjumë të mirë.

Lifestyle

16/05/2019 08:14

Stresi, problemet e përditshme shpesh na bëjnë që në darkë të kemi vëzhtirësi për të fjetur gjumë.

E nëse keni provuar çdo mënyrë duke filluar që nga dushi natë, apo ilaçe gjumi etj etj bëni mirë të provoni dhe këtë pijë magjike e cila përgatitet me disa përbërës që keni në shtëpi:

Përbërësit:

1 filxhan çaji qumësht

1 lugë gjelle mjaltë

1 majë luge çaji arrëmyshk

Përgatitja:

Ngrohni qumështin dhe hidheni më pas në një filxhan çaji.

Në të shtoni edhe një lugë gjelle mjaltë dhe arrëmyshkun.

Përziejini mirë dhe pini nga kjo pije çdo mbrëmje para gjumit.

Do të shihni që do të bëni një gjumë më të rehatshëm dhe më të thellë.