Pija magjike, me të cilën do humbisni kilet e tepërta

Kilet e tepërta janë gjithmonë problem, sidomos gjatë stinës së verës.

Lifestyle

14/07/2019 19:02

Kjo pije, sipas ekspertëve, djeg qindra kalori sepse e shpejton metabolizmin dhe rrjedhimisht kontribuon në procesin e humbjes së peshës, transmeton Noa.

Përbërësit:

– 2 lugë çaji mjaltë

– 1 lugë çaji kanellë

– 1 gotë ujë (235 ml)

Përgatitja:

Zini ujin dhe pastaj shtoni kanellën. Mbulojeni dhe lëreni ashtu deri sa të ftohet pak, por duhet të jetë mjaftueshëm e vaktë sa për ta pirë.

Pastaj shtoni mjaltin. Por, duhet ta mbani mend se asnjëherë nuk duhet ta shtoni mjaltin kur është duke vluar sepse nxehtësia ndikon në kualitetin e saj dhe mund t’i shkatërrojë të gjitha enzimat dhe nutrientët e rëndësishëm.

Pijeni gjysmën para se të flini, ndërkaq në mëngjes pini gjysmën tjetër.