Pija e shijshme që lufton celulitin

Ju duhet ta provoni këtë smoothie të shijshme e cila funksionon shpejtë dhe redukton dukjen e celulitit.

Lifestyle

04/01/2015 16:26

Përbërësit:

Ujë (2 filxhane caji)

disa gjethe spinaqi

½ banane

4-5 feta ananas

Kanellë

1/2 Portokalle

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini derisa të merrni një përbërje fluide të trashë.

Kombinimi i këtyre ingrendientëve është perfekt për të luftuar celulitn sepse:

Spinaqi është një burim i mirë hekuri dhe fibrash; përmirëson tretjen dhe ndihmon në eleminimin e substancave të dëmshme nga trupi.

Portokallet janë të pasura me vitamin C, ujë, fibra dhe antioksidantë të cilët ndihmojnë në rregullimin e gjendjes së lëkurës dhe shkëlqimin e saj.

Ananasi ndihmon në eleminimin e ujit të tepërt nga organizmi dhe është i pasur me antioksidantë të cilët e bëjnë lëkurën të jetë më e shëndetshme dhe e tendosur.

Bananet janë të pasura me kalium, vitaminë B6, fibra, vitaminë C dhe magnez, përbërës që gjithashtu ndihmojnë në eleminimin e ujit të tepërt nga organizmi.

Kanella ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe të gjithë e dimë që celuliti ndodh për shkak të problemeve me qarkullimin.

Uji është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për celulitin sepse eleminon toksinat dhe lëngjet e tepërta në organizëm. /ikub.al